Sugjerojmë:

Supë brokoli me mish pule dhe pesto për shije të mrekullueshme

1 lugë gjelle vaj ulliri
500 gr kofshë pule pa lëkurë
300 gr patate të vogla të reja
350 gr qepë të njoma
425 ml lëng perimesh
350 gr brokoli
2 lugë gjelle pesto
1 qepë

1.Ngrohni vajin në një tigan dhe shtoni qepën, skuqeni butësisht për 5 minuta derisa të zbuten.
2.Shtoni mishin e pulës dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të lehtë.
3.Shtoni patatet, lëngun e perimeve dhe shtoni piper të zi, duke e përzier lehtë.
4.Mbulojeni dhe ziejini për 30 minuta derisa patatet të jenë të buta dhe mishi i pulës të jetë gatuar.
5.Shtoni brokolin, zarzavatet dhe qepët e njoma, pastaj përzieni mire dhe lërini të zihen pak.
6.Mbulojini, pastaj gatuajini për 5 minuta më shumë dhe shtoni peston.

Lini një koment