Sugjerojmë:

Speca në tigan

Speca në tigan

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Specat në tigan janë një sallatë e shpejtë dhe në të njëjtën kohë e shijshme. Mjaftojnë pak përbërës për një pjatë të shijshme si kjo që kombinohet në mënyrë perfekte me peshkun dhe mishin, por është perfekte edhe me djathrat, etj.

Ingredientët

  • 1 kg speca me ngjyra të ndryshme
  • 1 gotë uthull vere e bardhë
  • Vaj ulliri e.v
  • 2 thelpinj hudhre
  • Kripë

Udhëzimet

1

Ngrohni pak vaj në një tigan të madh, shtoni hudhrën dhe lëreni të skuqet.

2

Ndërkohë pastroni specat, hiquni bishtin, farat dhe fijet e brendshme të bardha. Më pas pritini në copa.

3

Kur vaji të jetë nxehur, shtoni specat dhe lërini të skuqen duke eliminuar hudhrën dhe gatuajini përreth 20 minuta.

4

Në gjysmën e kohës së gatimit të specave, shuajini me uthullën dhe rregullojini me kripë. Ulni nxehtësinë dhe gatuajini për 15-20 minuta.

5

Pasi të jenë gati, shërbejini të nxehta ose të ftohta në tryezë.

Lini një koment