Sot, receta e sallatës dhe ëmbëlsirës vjen nga Alba Çobaj
E njohur më së shumti si ish-banorja e ‘Big Brother’, Alba Çobaj që njëkohësisht punon edhe si gazetare, herë pas herë zgjedh të ndajë me publikun recetat apo pjatat që gatuan. Më herët ajo është shprehur se jeton vetëm prandaj i është dashur të mësojë të gatuajë mirë. Madje edhe në punë ajo e merr bukën me vete (që e ka përgatitur një ditë më parë).
Neps.al i ra në sy pjata e sallatës dhe e ëmbëlsirës me banane që ajo ka ndarë dje në InstaStoryn e saj.
“Tipikja që hamë nëpër restorante dhe më e thjeshta në botë! Rucola, pomodorini, grana, shegë, vaj ulliri dhe aceto”, shkruan Alba.
Doni ta dini sesi përgatitet?
Përbërësit:
100 gram rukola
10 pomodorini
100 gram djathë grana
Vaj ulliri
Aceto molle
Shegë (nëse ju gjendet)
Përgatitja:
Lani mirë rukolën dhe e ndani me dorë në një tas të madh. Shtoni pomodorinit e prerë përgjysmë.
Tani shtoni vajin e ullirit, aceton dhe e përzieni mirë. Në fund shtoni shegët dhe sipër i grini në feta të holla djathin grana. Ju bëftë mirë!
Për të kaluar tani tek ëmbëlsira. Alba na tregoi një të thjeshtë fare me banane.
Për këtë recetë do ju nevojiten:
1 banane
1 lugë çaji gjalpë
pak kanellë
1 lugë kafe mjaltë (të lëngshëm)
Përgatitja:
Në një tigan vendosni për të skuqur gjalpin. Pas kësaj shtoni bananen, pasi e keni ndarë përgjysmë.
E skuqni mirë nga të dyja anët për pak minuta. Më pas e kaloni në një pjatë, sipër i shtoni mjaltin dhe kanellën.
Koha për të shijuar ëmbëlsirën më praktike në botë!/neps.al
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment