Sugjerojmë:

Smothie me kivi, receta e një ilaçi natyral për virozat e pranverës

I pasur me vitaminë C, fibra, kripëra minerale dhe antioksidantë të çmuar, kivi është një frut perfekt për të nisur ditën me dozën e duhur të energjive dhe vitalitetit, por edhe një medikament natyral për të forcuar imunitetin dhe për të luftuar të ftohtin e virozat pa qenë nevoja të rendni menjëherë në farmaci. Kështu që keni mjaftueshëm arsye të mira për ta përdorur.

Kivi, së bashku me portokallin dhe shegën janë fruta që kanë të përbashkët susbanca antibakteriale, antioksidantë dhe janë antiinflamatorë: ja sepse ky smoothie është shumë i dobishëm edhe kundra infeksioneve. Gjithashtu redukton absorbimin e kolesterolit, pastron mëlçinë, veshkat dhe zorrët.

Përbërësit:

  • 1 shegë
  • 1 kivi
  • 1 portokall

Përgatitja:

Ndani shegën në kokrra, qëroni portokallin dhe kivin. Centrifugoni gjithë përbërësit në blender. Përziejeni mirë lëngun para se ta pini./neps.al

Lini një koment