Nga https://www.neps.al
">admin23 Prill, 2019 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 2 minuta
Si të sterilizoni kavanozët e turshive dhe reçelrave?
Po vjen vera dhe bashkë me të edhe përgatitjet e marmelatave, konservave e turshive të ndryshme. Për të evituar disa rreziqe shëndetësore dhe mbetje të ushqimit, është thelbësore t’i sterilizoni mirë vazot, tapat e kapakët para se t’i mbushni me përgatitjet e ndryshme. Bëhet fjalë për një procedurë që nuk kërkon shumë kohë.
Nuk ka nevojë të blini vazo të reja nëse keni në shtëpi si ato që keni përdorur për konserva të tjera: është e rëndësishme të shikoni nëse janë ende në gjendje të mirë, sidomos tapat dhe izoluesit.
Le të shohim tani hap pas hapi si të procedojmë me sterilizimin e vazove të turshive dhe reçelrave:
Për të filluar, është e rëndësishme të dini se sterilizimi i kavanozave dhe kapakëve duhet të kryhet pak para përdorimit të tyre dhe jo shumë kohë më parë.
Si fillim lani mirë kavanozët, kapakët me gominë të atyre me mbyllje hermetike, kapakët e tapat.
Merrni një tenxhere të madhe dhe të thellë dhe shtroni një pecetë në të. Vendosni vazot me grykë lart në të dhe mbështillini me një pecetë edhe përsipër në mënyrë që të mos thyhen gjatë zierjes.
Mbusheni tenxheren me ujë derisa vazot të mbulohen, ndizni zjarrin dhe lërini të vlojnë. Kur uji të nis të ziejë, uleni nxehtësinë dhe lërini vazot në tenxhere edhe për gjysmë ore. Rreth 10 minuta para se t’i hiqni, fusni në ujë edhe kapakët. Më pas, fikeni sobën dhe lërini të ftohen.
Vendosini vazot të kthyera përmbys mbi një pecetë të pastër dhe thajini mirë para se t’i përdorni për konservat tuaja në shtëpi.
Në momentin e mbushjes, lërini bosh gjysmë centimetri nga skaji dhe më pas mbyllini me tapë hermetikisht. Sigurohuni që pasi t’i mbyllni hermetikisht, t’i ktheni përmbys për të kontrolluar nëse rrjedhin.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment