Si të rrisni qerpikët tuaj me këto përbërës që i keni në kuzhinë

Për të gjithë ju që ankoheni se keni qerpikë të shkurtër, jeni në artikullin e duhur.

Neps ju sugjeron 4 përbërës që të gjithë i keni në shtëpi e që do ju ndihmojnë jashtë mase në zgjatjen e qerpikëve tuaj. Kjo falë disa elementeve që përmbajnë këto ushqime që ushqejnë rrënjën e qerpikut.

4 sugjerimet e Nepsit:

  • Qumësht kokosi+ vaj kastori
  • Vaj bajameje+ xhel aloe vera
  • E verdhë veze+vaj ulliri
  • Vaj kokosi+ xhel aloe vera

Image result for long  eyelashes

Udhëzime:

  • Masa për secilin përbërës është 1 lugë kafe.
  • Të dy përbërësit bashkohen për të formuar një pastë. Aplikohen tek qerpiku me ndihmën e një furçeje të vogël.
  • Kini kujdes të mos kalojë asnjë element në sy.
  • E lini përbërjen të veprojë për 10 minuta dhe më pas i pastroni qerpikët me një pecetë të lagur.
  • Pas kësaj e lani fytyrën me ujë të bollshëm të vakët./neps.al 

Lini një koment