Si të pëgatisni një sallatë verore me oktapod dhe patate
1 oktapod (1 kg)
4 patate
1 gjethe dafine
1/2 kokrre qepë
1 fije selino
1 karotë
1 lugë uthull
3 lugë vaj ulliri
Kripë
Majdanoz
1.Vini në zjarr një enë plot me ujë. Shtoni gjethen e dafinës, një lugë uthull dhe perimet.
2.Eleminoni pjesët e brendshme të oktapodit, sytë dhe sqepin.
3.Lajeni mirë dhe mbështeteni në një mbajtëse druri dhe rriheni pak me rrahësin e mishit.
4.Kur uji të jetë zier, zhytini tentakulat të oktapodit 3-4 herë derisa të jenë përdredhur.
5.Pastaj fusni të gjithë oktapodin në ujë dhe lëreni të gatuhet për 40 minuta në flakë të ulët. Pasi të mbarojë gatimin, kullojeni dhe prijeni në copa.
6.Gjatë gatimit të oktapodit lajini mirë patatet dhe ziejini me lëkurë për 30 minuta.
7.Kullojini dhe lërini të ftohen, më pas qërojini dhe prijini në kube.
8.Vendosni oktapodin dhe patatet në një tas të posaçëm, hidhni 2 lugë vaj ulliri dhe majdanoz të freskët të grirë.
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Lini një koment