Sugjerojmë:

Si të parandaloni rënien e flokëve me ndihmën e luleshtrydheve

Luleshtrydhet janë të pasura me acid folik, vitaminë B5 dhe B6 të cilat ndihmojnë jashtë mase në forcimin e rrënjës së flokut. Nëse keni flokë të dobët ky është përbërësi më i mirë që mund të provoni.

Niveli i lartë i antioksidantëve i gjendur në luleshtrydhe do ju ndihmojë gjithashtu edhe me problemin që mund të keni me zbokthin.

diy hair mask-12.jpg

Si të përgatisni një maskë me to:

  • 6-8 luleshtrydhe të freskëta
  • 1 lugë gjelle vaj kokosi
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • I përzieni të gjithë përbërësit në një blender derisa të krijoni një pastë homogjene.
  • Aplikojeni në çdo fije floku. E lini të veprojë për 5-10 minuta.
  • Më pas e shpëlani kokën me ujë të bollshëm si zakonisht me shampo dhe kondicioner./neps.al 

Lini një koment