Sugjerojmë:

Si të humbni peshë pa mbajtur fare dietë

Sa herë jeni munduar të mbani dietë dhe prapë nuk e keni arritur peshën e duhur? E vështirë, e dimë! Ushqimi është një nga dashuritë më të mëdha nga i cili nuk hiqet dorë kollaj.
Megjithatë ne kemi gjetur një zgjidhje, që të mos mbani dietë fare dhe të humbni peshë gradualisht.

1.Llogarisni kohën e të ngrënit

Hani ngadalë. Ky është një zakon që do t’ju ndihmojë të humbni peshë, pa një plan diete të ndërlikuar. Shijoni çdo kafshatë dhe mos e kaloni ushqimin pa e përtypur mirë.

2.Më shumë gjumë, më pak peshë

Nëse flini edhe një orë më shumë gjatë natës mund t’ju ndihmojë të bini rreth 14 kg në vit.
Studimet tregojnë se kur gjumi zëvendëson aktivitetet e papërshtatshme ju mund të reduktoni lehtë kaloritë me 6%. Rezultatet do të ndryshonin për çdo person, por gjumi mund të ndihmojë edhe në një mënyrë tjetër. Ekzistojnë dëshmi se nëse flini më pak se 7 orë gjumë oreksi juaj nxitet në mënyrë të pazakontë.

3. Hani më shumë perime

Në vend të një konsumoni 3 perime. Të hani më shumë fruta dhe perime është mënyra e duhur të humbisni peshë pa u lodhur fare.
Fibrat e larta dhe përmbajtja e ujit ju mbushin me më pak kalori. Gatuajini pa yndyrë dhe shtoni lëng limoni mbi to.

4.Sa më shumë supë aq më pak kalori

Shtoni një supë në menunë tuaj të ditës dhe do të merrni më pak kalori.
Supat janë veçanërisht të dobishme sepse ngadalësojnë ngrënien tuaj.

5. Konsumoni drithëra

Drithërat si orizi, elbi, tërshëra dhe gruri i tërë i përkasin edhe strategjisë suaj të humbjes së peshës. Ata ndihmojnë t’ju mbushin me më pak kalori dhe mund ta përmirësojn kolesterolin tuaj.

6.Mbani si frymëzim rrobat tuaja të ngushta

Zgjidhni një fustan të vjetër të preferuar, pantallona të ngushta ose një rrobë tjetër që ju rri ngushtë dhe mbajeni gjithmonë para syve që t’ju kujtojë peshën tuaj.

7. Hani pica vegjetariane

Zgjidhni përzierjet e perimeve për picën tuaj në vend të produkteve të mishit mishit dhe mund të jeni në gjendje të mbani larg 100 kalori nga ushqimi juaj.

8. Pijet me sheqer zevëndësojini me ato me zero kalori

Zëvendësojini pijet me sodat ose ato me zero kalori dhe do të shmangni rreth 10 lugë sheqer. Shtoni limon, menexhik ose luleshtrydhe të ngrira për aromë.

Lini një koment