Sugjerojmë:

Si të bëni vetë salcën e famshme të Lindjes: Tahini!

Si të bëni vetë salcën e famshme të Lindjes: Tahini!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 filxhan fara susami
  • ½ filxhan me vaj ulliri
  • ¼ filxhan me vaj nga farat e rrushit
  • ½ lugë çaji me fara kumini
  • ½ lugë çaji me kripë
  • Lëngu i 1 limoni
  • ½ gotë ujë

Udhëzimet

1

Në një tigan me nxehtësi mesatare shtoni farat e susamit. Trazojini vazhdimisht që të mos digjen.

2

I kaloni më pas farat e susamit në një blender. Shtoni vajin e ullirit dhe i trazoni për disa sekonda.

3

Shtoni farat e kuminit, lëngun e limonit, vajin e rrushit, ujin dhe kripën.

4

I përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

5

Salca është gati prandaj shërbejeni në një pjatë. Mund ta shoqëroni me sallata, me tacos ose thjesht ta hani me lugë!

Lini një koment