Sugjerojmë:

Si të bëni një sallatë të shijshme me makaronat e mbetura nga dje

Si të bëni një sallatë të shijshme me makaronat e mbetura nga dje

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Nëse ju kanë tepruar makarona në tenxhere, atëherë një ide e mirë do të ishte t’i shndërronit në një sallatë të ftohtë. Ja receta që Neps ju sjell sot....

Ingredientët

  • 300 gram makarona të ziera
  • 150 gram pomodorini
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • 1 kuti ton peshku
  • 2 vezë të ziera
  • kripë

Udhëzimet

1

Në një tas të madh shtoni makaronat e ziera (që duhet të jenë të ftohta).

2

Shtoni porodorinit dhe vezët e prera përgjysmë (vezët duhet t'i keni zier më parë).

3

Shtoni peshkun ton pasi e keni kulluar më parë nga vaji dhe në fund majonezën.

4

I përzieni mirë dhe nëse makaronat nuk kanë kripë, mund t’i shtoni pak sallatës. Ju bëftë mirë!

Lini një koment