Sugjerojmë:

Si të bëni në shtëpi pasta me vetëm 2 përbërës

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
5 minuta
Sugjerohet për:
1 person
Kalori:
520
1 filxhan djathë mocarela të copëtuar (100 g)
1 e verdhë veze

1.Hidhni mocarela në një enë dhe futeni në mikrovalë për 1-2 minuta, derisa të shkrihet.

2.Lëreni mocarelan të ftohet për 30 sekonda.

3.Hidhni tek mocarela butësisht i të verdhën e vezës.

4.Përzijini deri sa të krijohet një masë brumi dhe hidheni në një enë me letër pergamene.


5.Vendosni një copë tjetër letër pergamene në majë të brumit dhe shtypeni me dorë derisa të hollohet dhe të shtrihet plotësisht brumi.

6.Hiqni pjesën e sipërme të pergamenës dhe priteni brumin në shirita të hollë.

7.Vendosini “pastat” në frigorifer për katër orë ose gjithë natën.

8.Vendosni “makaronat” në ujë të valuar për një minutë që të zihen.

9.Kullojini në një kullesë dhe hidhni ujë të freskët mbi makarona për të parandaluar ngjitjen.

10.Shërbejini me salcën tuaj të preferuar dhe toppings.

Komento