Sugjerojmë:

Shtojini shijen pjatave tuaja me vajin e majdanozit. Ja receta e përgatitjes

Vaji i majdanozit

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Një mënyrë shumë e mirë për të plotësuar në shije pjatat dhe për t’i bërë ato më të bukura...

Ingredientët

  • 1 tufë majdanoz
  • 1 thelpi hudhër
  • 100 ml vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani me ujë të bollshëm majdanozin dhe i hiqni bishtat.

2

Shtojeni në mikser elektrik bashkë me përbërësit e tjerë. I përzieni derisa të krijohet një masë homogjene.

3

Kullojeni vajin me një sitë të vogël dhe më pas përdoreni në pjata të ndryshme.

Lini një koment