Sugjerojmë:

Salmon me finok

Salmon me finok

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 14 minuta

Salmoni është një lloj peshku i pasur me omega 3, shumë i shijshëm dhe gjen vend në shumë pjata: në këtë recetë vjen i përgatitur me një salcë finokësh, një shije delikate që kombinohet në mënyrë perfekte me këtë tipologji peshku.

Ingredientët

  • 8 feta salmon
  • Gjysmë gote verë të bardhë
  • 2 degëza finok
  • Pak miell
  • 30 gr gjalpë
  • 1 lugë fara finoku
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Shtypni kokrrat e piperit bashkë me farat e finokut në një havan dhe bashkojini në një tigan së bashku me gjalpin. Shtoni dy degëzat e finokut të pastruara mirë dhe të grira. Lërini për disa minuta.

2

Kalojini fetat e salmonit në miell, vendosini në tigan, hidhuni kripë dhe gatuajini 3 minuta për secilën anë në zjarr të mesëm. Shuajini me gjysmë gote verë të bardhë, mbulojini dhe vazhdoni gatimin për 3 minuta të tjera.

3

Servirini bashkë me salcën e formuar nga gatimi dhe shoqërojini sipas dëshirës, me bizele me gjalpë.

Lini një koment