Sugjerojmë:

Sallatë meksikane me mish pule dhe domate. Kaq e shijshme!

Sallatë meksikane me mish pule dhe domate. Kaq e shijshme!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 4 gjoks pule
  • 1/2 lakër të kuqe
  • 1 spec jeshil
  • 10 domate qershi
  • ½ limon
  • pak borzilok
  • 4 lugë gjelle vaj ulliiri
  • ½ lugë kafe me sheqer kaf
  • Erëza të ndryshme (varen nga shijet tuaja)
  • Kos
  • Pite nëse dëshironi në vend të bukës

Udhëzimet

1

Ndani në copa të vogla mishin e pulës dhe e shtoni në një tas. Shtoni vajin e ullirit, sheqerin dhe erëza të ndryshme.

2

I përzieni mirë dhe i fusni në frigorifer për tu marinuar rreth 30 minuta. Për një marinim më të mirë, rekomandohet t’i lini gjithë natës.

3

Pasi e keni ndarë në copa të vogla mishin e pulës e skuqni me vaj ulliri. I shtoni sipër erëza të ndryshme dhe sheqer.

4

Pasi të jenë gati vendoseni për skuqje, duke i shtuar lëng limoni.

5

Merrni një pjatancë. Shtoni në të lakrën e grirë imët dhe specin.

6

Shtoni domatet e prera përgjysmë dhe mishin e pulës. Në fund i shtoni pak kos, borzilok dhe kripë.

7

Nëse dëshiron anash mund t’i vendosni pitet e ndara në porcione të vogla.

Lini një koment