Sallatë me spinaq dhe luleshtrydhe të sezonit. Ideale për vaktin e darkës!

Për salcën:
½ filxhan me uthull balsamike
½ filxhan me vaj ulliri
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë gjelle mjaltë
Kripë, piper të zi
Për sallatën:
1 tufë spinaq e larë me ujë të ngrohtë
200 gram luleshtrydhe të ndara përgjysmë
1 copë djathë i bardhë
½ qepë e kuqe e prerë në rrathë të hollë

1.Për përgatitjen e salcës mjafton të bashkoni të gjithë përbërësit e saj në një enë, i trazoni dhe më pas i lini mënjanë.

2.Pasi keni larë spinaqin e copëtoni me dorë në një tas të madh. I shtoni sipër luleshtrydhet, djathin dhe qepën.

3.Në fund i shtoni salcën dhe e përzieni mirë.

4.Sallata është gati për t’u shijuar!

 

 

Lini një koment