Sugjerojmë:

Sallatë me lakër të bardhë, të kuqe dhe karota. Idealja për ju që doni të humbisni kile!

Sallatë me lakër të bardhë, të kuqe dhe karota. Idealja për ju që doni të humbisni kile!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Lakra kushton fare pak, është shumë e dobishme për organizmin tonë, na ngop dhe mbi të gjitha: Na jep shumë pak kalori! Doni më arsye të tjera pse duhet të filloni ta shijoni më shpesh këtë sallatë?

Ingredientët

  • 1/4 lakër e bardhë, e grirë imët fije-fije
  • 1/4 lakër e kuqe
  • 1 karotë e grirë fije-fije
  • 1 degë selino e prerë imët
  • 1 qepë e kuqe, e prerë fije-fije përsëgjati
  • Për salcën: 3 lugë gjelle kos
  • 1 lugë çaji mustardë
  • 1 filxhan kafe qumësht
  • kripë, piper të zi

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni lakrën e grirë imët, lakrën e kuqe dhe karotat.

2

Shtoni qepën, selinonë dhe i përzieni mirë.

3

Tani përgatisni salcën duke përzierë në një enë të vogël kosin, qumështin, mustardën, pak kripë dhe piper të zi.

4

Salcën ia shtoni lakrës, i përzieni mirë të gjitha bashkë dhe në fund shijojeni!

Lini një koment