Sugjerojmë:

Sallatë me karota marinuar me limon dhe mustardë

Sallatë me karota marinuar me limon dhe mustardë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 kg karota ( të qëruara dhe të grira imët)
  • 2 lugë gjelle mustradë
  • Lëngu i 1 limoni
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 1 tufë borzilok
  • 2 qepë të njoma
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Karotat e lara dhe të qëruara i grini imët në një blender.

2

Në një tas të vogël kombinoni mustardën, lëngun e limonit, mjaltin, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

3

Shtoni karotat në një tas të madh. Sipër shtoni salcën që përgatitët, borzilokun e grirë imët dhe qepët e njoma.

4

I përzieni mirë dhe sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment