Sugjerojmë:

Sallatë me karota e selino

Sallata me karota dhe selino është krokante, aromatike, e freskët, e shijshme dhe perfekte për të shoqëruar si pjatat e mishit, ashtu edhe të peshkut. Është ekonomike, plot minerale e fibra dhe antioksidantë.

Përbërësit:

  • 400 gr karota
  • 1 degë selino
  • 200 gr ullinj jeshilë pa bërthamë
  • 1 qepë e kuqe
  • Vaj ulliri e.v
  • Uthull vere e bardhë
  • Kripë

 

Përgatitja:

  • Prisni qepën në rrathë dhe me ndihmën e një thike, transferojeni në një enë me ujë të ftohtë dhe lëngun e gjysme limoni.
  • Lani selinon, hiqini gjethet dhe priteni në shirita për së gjati.
  • Të njëjtën gjë bëni edhe me karotat. Bashkojini më pas me selinon në një enë sallate ose tas qelqi. Hiqni qepët nga uji, thajini butësisht dhe shtojini tek karotat dhe seinoja bashkë me ullinjtë jeshilë
  • Shtojini sallatës vaj ulliri dhe pak uthull vere të bardhë.
  • Hidhini kripë piper dhe përziejeni për t’u shpërndarë më mirë përbërësit.
  • Dieta e Tirodides. Si funksionon?

Lini një koment