Sallatë frutash të freskëta me arra, një recetë për çdo orë të ditës
E shëndetshme dhe shumë e shijshme, sallata me fruta ose macedonia siç quhet ndryshe, është ideale për të bindur fëmijët të hanë fruta dhe mund të shërbehet si një ëmbëlsirë e shijshme pas një vakti. Gjithashtu është një mënyrë për ta nisur ditën me vitamina, kripëra minerale dhe shumë energji.
Thelpinjtë e arrave, përveç vitaminës E dhe acideve yndyrore omega 3 i japin shumë shije.
Përbërësit (për 4 persona)
200 gr ananas i pastruar
100 gr pjeshkë
100 gr rrush
100 gr kumbulla të kuqe
100 gr kumbulla vjollcë
Një grusht boronica të kuqe të thata
Një grusht thelpinj arrash
1 gotë e vogël Limoncello
4 lugë gjelle sheqer
Si fillim vendosni boronicat të zbuten në ujë dhe lërini për gjysmë ore.
Ndërkohë përgatisni sallatën. Prisni në copa ananasin e freskët të pastruar.
Lani dhe thani frutat. Hiquni bërthamat kumbullave, pritini në copa e bashkojani ananasit.
Shtoni pjeshkat të cilave u keni hequr bërthamën e i keni prerë në copa.
Në fund shtoni kokrrat e rrushit të prera në feta rrethore të cilave u keni hequr farat.
Shtoni thelpinjtë e arrave të prera përgjysmë.
Spërkatini me sheqer
Shtoni boronicat bashkë me ujin e tyre
Shtoni limoncellon. Përziejini frutat me kujdes, mbulojeni enën me kapak dhe lëreni për të paktën dy orë.
Në momentin e servirjes, përziejini mirë, por me delikatesë.
Shpërndajeni sallatën e frutave nëpër kupa qelqi, dekorojini me gjysmë thelpi arre ose një arrë të tërë dhe shërbejini.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment