Sugjerojmë:

Sallatë e ftohtë me patate dhe tranguj turshi

Sallatë e ftohtë me patate dhe tranguj turshi

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 8 patate
  • 1 qepë të kuqe
  • 4-5 tranguj turshi
  • 1 filxhan me ullinj
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Uthull balsamike
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë, vendosni për të zierë patatet ashtu siç janë me gjithë lëkurë.

2

Ndërkohë prisni imët qepën, trangujt dhe ullinjve u hiqni bërthamat.

3

Pasi patatet të jenë zierë i hiqni lëkurën dhe i prisni në copa të vogla.

4

Në një enë të madhe bashkoni patatet, trangujt, ullinjtë.

5

Në një enë të vogël bashkoni majonezën, mustardën, vajin, uthullën balsamike, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

6

I trazoni mirë dhe në fund e shtoni salcën që përgatitët tek sallata. E përzieni dhe gati për t’u ngrënë!

Lini një koment