Rizoto me mollë, bajame dhe pana

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
684
350 gr oriz
2 mollë
1 qepë e vogël
50 gr bajame të grira
50 gr gjalpë
½ gotë verë e bardhë
Lëng zarzavatesh i valuar
4 lugë gjelle parmixhano i grirë
4 lugë pana
Kripë
Piper
Arrë moskat

1.Në tenxhere skuqni qepën e grirë imët bashkë me gjysmën e gjalpit.

2.Shtoni mollët e grira në feta të vogla dhe të holla dhe lerini të skuqen bashkë me qepën.

3.Shtoni orizin, e skuqni për pak minuta dhe më pas e shuani me verë.

4.Kur vera të ketë avulluar, shtoni lëng të valuar herë pas here sipas nevojës.

5.Kur orizi të ketë zier, shtoni gjalpin panën, djathin, piper dhe i shërbeni me thërrimet e bajameve sipër.

Komento