Sugjerojmë:

Rizoto e thjeshtë me bajame dhe shafran Indie

Rizoto e thjeshtë me bajame dhe shafran Indie

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Një rizoto e thjeshtë, e përgatitur me përbërës të thjeshtë, e realizueshme në pak kohë për të sjellë në tryezë një pjatë të shëndetshme dhe të pasur në shije e nutrientë. Le të shohim si realizohet kjo recetë hap pas hapi:

Ingredientët

  • 400 gr oriz
  • 800 gr brodo perimesh
  • 1 lugë kafeje kripë
  • Vaj ulliri e.v
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë kafeje piper pluhur
  • 1 lugë kafeje shafran Indie
  • 1 lugë bajame
  • 1 qepë e vogël

Udhëzimet

1

Vendosni brodon e perimve të ziejë ose vendosni ujë dhe shtojini koncentrat perimesh.

2

Në një tigan që nuk ngjit, skuqni qepën dhe hudhrën, më pas shtoni orizin duke e lënë për disa minuta dhe duke e përzier me një lugë druri.

3

Shtoni brodon, kripën, piperin dhe shafranin dhe ziejeni në zjarr të ulët derisa të jetë gatuar mirë orizi.

4

Prisni bajamet në copa dhe piqini në një tigan tjetër për disa minuta.

5

Servireni orizin duke e servirur me copa bajamesh.

6

Neë dëshironi mund t’i shtoni edhe piper të sapobluar në fund.

Lini një koment