Receta që s’do ju ndahet këtë vjeshtë është ajo e supës me kungull!

Receta që s'do ju ndahet këtë vjeshtë është ajo e supës me kungull!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ngjyra portokalli do ju ftojë ju dhe familjen tuaj ta shijoni këtë supë deri në pikën e fundit. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Ingredientët

  • 1 qepë
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 kungull mesatar të verdhë
  • 100 ml pana
  • 1 tufë kopër
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere skuqni gjalpin dhe më pas shtoni qepën e grirë imët. Shtoni edhe hudhrat.

2

Shtoni kungullin e prerë në kubik dhe e përzieni për disa minuta.

3

Mbusheni tenxheren me 2-3 gota ujë të vakët dhe e lini të ziejë derisa kungulli të zbutet. Mjaftojnë 20-25 minuta.

4

Nga fundi i kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze. Vendoseni sërish në zjarr për të marrë një valë, i shtoni panën, kripë edhe piper për shije.

5

Shërbejeni të ngrohtë duke i shtuar sipër pak kopër. Ju bëftë mirë!

Shënime

Sipas mundësisë këtë supë mund ta shërbeni edhe brenda kungullit.

Lini një koment