1.Vendosim në një enë vezët dhe sheqerin. I përziejmë me mikser dore derisa masa të fryhet e të bëhet homogjene e kremoze. 2.Në një enë tjetër vendosim panën dhe e pëziejmë pak me mikserin. E lëmë në frigorifer që të pushojë. 3.Marrim masën e përgatitur më parë me vezë dhe sheqer dhe i shtojmë maskarponen. E përziejmë me një spatul nga poshtë-lartë me kujdes që të mos shfryhet veza. 4.Kur masa të jetë bërë krem mund ta bashkojmë me panën. Në këtë mënyrë përgatisim kremin e tiramisù-së. 5.Marrim 4 gota dhe vendosim pak krem poshtë. Biskotën e lyejmë me kafen Nescafe, e vendosim sipër kremit të tiramisù-së dhe shtojmë pak kakao të situr. Vendosim sërish krem sipër dhe biskotë tjetër të zbutur me kafe. 6.Përsërisim të njëjtin hap dhe më pas i vendosim në frigorifer për 1 orë që të mpiksen. 7.Pas 1 ore mund t’i shërbejmë dhe shijojmë. Ju bëftë mirë!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment