Receta e Rajmondës: Tavë me mish pule, oriz dhe supë kërpudhash
Në rubrikën tonë të përjavshme “Receta ime” njëra prej ndjekseve të Neps.al, Rajmonda na ka shkruajtur duke treguar recetën e saj speciale. Një tavë me mish pule, oriz dhe supë kërpudhash është një nga ushqimet e saj të preferuara që gjithashtu e ka specialitet dhe ka dashur që recetën e këtij gatimi t’a ndajë me ne.
Mëposhtë po ju tregojmë hapat e përgatitjes:
Përbërësit:
1 kuti supë krem kërpudhash
1 filxhan me ujë
3/4 filxhan oriz të bardhë
1/4 lugë çaji piper i kuq
1/4 lugë çaji piper i zi
1 copë e madhe gjoks pule
Përgatitja:
1.Llokoçisni supën e kërpudhave, ujin, orizin, piperin e kuq dhe piperin e zi në një tavë për pjekje.
2.Marinojeni mishin e pulës sipas dëshirës.
3.Hidhni mishin sipër shtresës në tavë dhe mbulojeni tavën.
4.Piqeni në 180 gradë C për 45 minuta ose deri sa pula është gatuar dhe orizi është i butë.
5.Lëreni të qëndrojë për 10 minuta dhe përzijeni orizin para se të shërbeni.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment