Receta e qofteve të famshme kineze

Qofte kineze

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Receta që do ju prezantojmë më poshtë është shumë popullore dhe tradicionale në Kinë. Nëse s’mund të shkoni dot deri në Kinë, atëherë bëni mirë t’i futeni punës për ti përgatitur vetë këto qofte kaq të shijshme.

Ingredientët

  • 40 gram fasule të kuqe
  • 960 ml ujë
  • 50 gram sheqer
  • 160 ml ujë të ngrohtë
  • 110 gram sheqer kaq
  • 250 gram miell
  • 75 gram fara susami
  • 1.5 litër vaj për skuqjen

Udhëzimet

1

Në një enë me ujë shtoni fasulet dhe i lini të zbuten gjithë natën. Më pas i kulloni dhe i kaloni në një tenxhere. I shtoni sipër ujin dhe i lini të ziejnë përreth një orë.

2

Pasi të jenë zbutur i shtoni sheqerin dhe i trazoni vazhdimisht. Pasi masa të jetë trashur, e punoni me dorë dhe e lini të pushojë për disa minuta.

3

Ndërkohë në një enë tjetër shtoni ujin, sheqerin kaf dhe përziejeni mirë. Masën që përgatitët ia shtoni tasit me mall. Përziejeni vazhdimisht derisa të arrini një masë homogjene.

4

Punojeni brumin me duar dhe ndajeni në copa të vogla. Brenda tyre fusni masën që përgatitët pak më parë me fasule dhe i bëni topthe si për qofte.

5

I kaloni në tasin ku keni shtuar farat e susamit dhe qoftet janë gati për tu skuqur. Pasi t’i provoni do të na falenderoni!

Lini një koment