Sugjerojmë:

Qofte prej patateje, mbushur brenda me salsiçe

Qofte me patate, mbushur brenda me salsiçe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4 patate
  • 4 salsiçe
  • 1 filxhan djathë parmexhano
  • një lugë gjelle rigon
  • 2 lugë gjelle miell
  • Vaj për skuqje
  • Kripë

Udhëzimet

1

Qëroni patatet dhe i vendosni për të zierë në ujë me kripë.

2

Pas kësaj i hiqni nga zjarri, i thani me një pecetë kuzhine dhe i grini imët me një rende dore. Tulin e grirë të patateve e kaloni në një enë.

3

Shtoni rigonin, djathin, miellin dhe e përzieni mirë.

4

Pas kësaj formoni disa toptha të vegjël dhe në mes vendosni një copë të vogël salsiceje.

5

Tani i vendosni për t’i skuqur në vaj të nxehtë. Pas kësaj qoftet më të shijshme që keni ngrënë ndonjëherë janë gati.

Lini një koment