Sugjerojmë:

Qiqra të pjekura me kanellë, shijohen deri në fund pa asnjë ndjenjë faji!

Qiqra të pjekura me kanellë, shijohen deri në fund pa asnjë ndjenjë faji!

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 200 gram qiqra
  • ¼ filxhan me shurup panje
  • 1 lugë çaji me kanellë
  • ½ lugë çaji ekstrakt bajamesh

Udhëzimet

1

Lani qiqrat dhe kullojini.

2

Merrni një tavë, shtroni një letër kuzhine dhe sipër vendosni qiqrat.

3

Ngrohni furrën në 200 gradë celsius dhe i piqni qiqrat për 30 minuta.

4

Në një enë kombinoni shurupin, kanellën dhe ekstraktin e bajames. Nxirrni qiqrat e nxehta dhe sipër i shtoni shurupin që përgatitët.

5

I përzieni mirë qiqrat, më pas i shpërndani në të gjithë sipërfaqen e tavës. I fusni në furrë edhe për 5 minuta.

6

Pas kësaj mund t’i shijoni. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj

Lini një koment