Qepë të mbushura me sallam dhe arra

Qepë të mbushura me sallam dhe arra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Perimet e mbushura dhe të pjekura në furrë janë një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe ideale për të gjitha rastet. Qepët e mbushura me mortadela dhe arra janë të thjeshta për t’u përgatitur dhe me pak përbërës mund të keni në tryezë një pjatë ekonomike, por shumë të shijshme.

Ingredientët

  • 100 gr djathë padano i freskët
  • 4 qepë të mëdha
  • 30 gr gjalpë
  • 100 gr thelpinj arrash
  • 1 vezë
  • 150 gr sallam mortadela
  • 2 lugë gjelle galetë (bukë e thekur e grirë)
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Qëroni qepët dhe ziejini për 10 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe lërini të ftohen. Pritini përgjysmë për së gjati, hiquni pjesën qendrore dhe lërini mënjanë.

2

Fusni arrat në ujë valë për 1 minutë, kullojini dhe hiquni cipën. Në mikser përzieni pjesën e brendshme të qepëve, sallamin e prerë në copa, arrat e qëruara nga cipa, djathin granda padano, vezën, pak kripë dhe gjysmën e galetës.

3

Me këtë mbushje që përgatitët, mbushni gjysmat e qepëve dhe vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre të cilën e keni lagur dhe shtrydhur më parë.

4

Spërkatini qepët e mbushura me galetën e mbetur dhe grijuni sipër disa copëza gjalpi, shtoni 1 dl ujë në tepsi dhe piqini në furrë të nxehur në 180 gradë për 40 minuta.

Lini një koment