Sugjerojmë:

Pure me patate të ëmbël dhe kërri: Bebet e dashurojnë

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
1 orë
Sugjerohet për:
1 bebe
Kalori:
2 patate të ëmbla mesatare
¼ lugë ҫaji plukur kerri
1/4- + 1 gotë ujë/qumësht gjiri, qumësht formulë/lëng pule pa kripë

Ngrohni furrën në 200 gradë. Në një tavë të vogël shtroni një letër gatimi dhe vendosni patatet e lara dhe të thara.  Shpojini me pirun në disa vende dhe futini në furrë.

Piqini për 45-50 minuta derisa të shpohen lehtë me pirun dhe lërini të ftohen.

Prijeni lëkurën në mënyrë gjatësore dhe hiqeni me kujdes. Hidheni pataten në një blender dhe shtoni pluhurin kërri dhe lëngun që keni përzgjedhur.

Procesojeni derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe shtoni ¼ pjesë të lëngshme me sy derisa të arrijë trajtën e dëshiruar. Shërbejani fëmijës ose vendoseni në ngrirje për një ditë tjetër.

Komento