Sugjerojmë:

Pure me karota dhe qepë

Pure me karota dhe qepë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Një pjatë e shijshme dhe kremoze perimesh, në alternativë të puresë me patate, kjo me karota e qepë është e shijshme dhe me ngjyra, perfekte për të shoqëruar pjatat e dyta të mishit ose peshkut. Kjo pjatë është e thjeshtë për t’u përgatitur, është e lehtë dhe e ushqyeshme.

Ingredientët

  • Gjalpë
  • 1 patate
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper
  • 2 dl qumësht
  • 500 gr karota
  • 2 qepë
  • 1 lugë gjelle sheqer

Udhëzimet

1

Qëroni pataten dhe karotat, lajini, pritini në kubikë, dhe vendosini në një tenxhere bashkë me qumështin dhe shtoni ujë derisa të mbulohen perimet, hidhni kripë e piper dhe ziejini në zjarr të ulët për 30 minuta.

2

Karamelizoni qepët. Qëroni dy qepët, pritini në feta të holla dhe skuqini në një tigan me pak gjalpë, 2 lugë vaj ulliri e.v, kripë e piper. Kur të nisin të skuqen, shtoni sheqerin, vazhdoni karamelizimin për 15 minuta dhe hiqini nga zjarri.

3

Me anë të një frulatori, fruloni patatet dhe karotat dhe lërini të trashen ende në zjarr nëse është e nevojshme. Shtoni kripë e piper, shpërndajeni nëpër pjata dhe komplotojini pjatat me qepët e karamelizuara.

Lini një koment