Sugjerojmë:

Pure me karota dhe patate të ëmbël

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
206
500 gr karota të prera
500 gr patate të ëmbla të prera
3 thelpinj hudhër, të grirë
1 lugë ҫaji kumin (opsionale)
25 gr gjalpë

Vendosni karotat, patatet e ëmbla dhe hudhrën në një tenxhere me ujë të kripur.

Lërini të ziejnë për 12 minuta. Shtoni kuminin, gjalpin dhe kripë sipas dëshirës.

Shtypini me një shtypëse patatesh dhe shërbejeni të ngrohtë.

Komento