Pulë e pjekur me portokall

Ingredientët

  • 1 pulë
  • 2 portokall
  • Vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Sheqer kaf
  • 2 gota lëng portokalli
  • 2 tableta koncentrat pule

Udhëzimet

1

Në fillim marinoni pulën me kripë.

2

Më pas qëroni një portokall.

3

Gjysmën e ndani në feta, ndërsa gjysmën tjetër të plotë e fusni brenda pulës.

4

Fetat e portokallit i vendosni anash pulës.

5

Sipër i shtoni vaj ulliri.

6

Në një tigan skuqni gjalpin dhe sheqerin kaf.

7

Më pas shtoni lëngun e portokallit dhe tabletat e pulës.

8

Trazojini mirë dhe ia shtoni pulës sipër.

9

Futeni tavën në furrë përreth 1 orë.

10

Në fund e shërbeni të ngrohtë dhe shijojeni.

Lini një koment