Një recetë që vjen nga Toskana, pudingu i orizit, një përbërje kremoze dhe perfekte për ditët e verës, është një alternativë e mirë krahasuar me ëmbëlsirat e paketuara që shpesh u japim fëmijëve. Me aromë të mirë dhe intensive, pudingu i orizit është i thjeshtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur edhe kur kemi pak kohë për t’iu përkushtuar kuzhinës. Nëse jeni veganë, mund ta përgatisni edhe me qumësht vegjetal.
Përbërësit:
250 gr oriz integral
500 ml qumësht
100 gr rrush i thatë
2 lugë gjelle mjaltë
50 gr gjalpë
2 lugë stika pishe
Pak kripë
Vaj ulliri e.v
Kanellë pluhur
Përgatitja:
Lani orizin integral dhe vendoseni të ziejë në një tenxhere me 500 ml qumësht dhe 500 ml ujë.
Ziejeni për 30 minuta.
Vendosni rrushin e thatë të zbutet në një gotë me ujë.
Kur orizi të jetë zier, hiqeni nga zjarri, shtoni rrushin e thatë të zbutur të cilit i keni kulluar ujin, stikat e pishës, gjalpin dhe kripën.
Përziejini mirë dhe shtoni mjaltin.
Vazhdoni përzierjen derisa të përbërësit të homogjenizohen.
Merrni format e budingut dhe lyejini me vaj ulliri. Shtoni në to budingun.
Lërini të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas lërini në frigorifer për dy orë. Para se t’i shërbeni, spërkatini me kanellë.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment