Sugjerojmë:

Puding me çokollatë dhe rrush të thatë të zi

300 ml qumësht
2 lugë rrush i thatë i zi
200 ml pana
10 gr xhelatinë pluhur
3 të verdha veze
120 gr çokollatë e zeze
60 gr sheqer
Farat e një shkopi vaniljeje
30 gr kakao e hidhur

1.Ziejeni panën me qumështin dhe vaniljen, fikni sobën dhe shtoni xhelatinën.

2.Rrihni të verdhat e vezëve dhe shtoni kakaon e rrushin tek to.

3.Prisni çokollatën në copa dhe hidheni të shkrijë në përbërjen me qumësht dhe pana.

4.Shtojeni më pas këtë përzierje tek të verdhat e rrahura duke i përzier me rrahëse.

5.Hidheni në një formë ose nëpër forma të vogla silikoni dhe lërini në frigorifer 3 orë para se t’i servirni.

6.Shërbejini me rrush të thatë.

Lini një koment