Sugjerojmë:

Pse ta blini kur mund ta bëni vetë bukën integrale?

300 ml ujë të vakët
1 lugë gjelle tharm buke
2 lugë gjelle vaj ulliri
450 miell integral
1 lugë çaji uthull

1.Në një enë të madhe shtoni ujin, tharmin e bukës, kripën, vajin. Trazojeni mirë dhe shtoni miellin gradualisht.

2.Punojeni mirë masën. E lini mënjanë për të paktën 1 orë. Do të shikoni që vëllimi i saj do të dyfishohet. Pas 1 ore punojeni përsëri brumin dhe e lini edhe për 40 minuta të tjera.

3.Merrni një tavë të thellë, e lyeni me pak vaj dhe miell. Shtroni brumin e bukës dhe e shponi sipër me pirun.

4.Tani e fusni në furrë për 40-45 minuta në temperaturë 220 gradë celsius. Buka është gati!

Lini një koment