Pse në pranverë është i nevojshëm një regjim detox?
Pranvera është një fjalë e lidhur ngushtë me përtëritjen. Dhe vitet e fundit e lidhur edhe me fjalën ‘detox’. Por çfarë funksionon vërtet? Dhe si duhet të jetë një regjim detoksifikues për të funksionuar vërtet? Por mbi të gjitha, çfarë është vërtet një detox?
Çfarë është detox?
Të detoksifikohesh do të thotë të eliminosh toksinat, një proces natyral që e kryen organizmi dhe në veçanti mëlçia. Ky proces ndikon në funksionimin e organeve të tjera si zorrët dhe qarkullimi. Pra, një kurë detox kontribuon në favorizimin e këtij kapaciteti natyral të trupit, duke limituar sasinë e toksinave që i marrim përmes ushqimeve dhe duke u furnizuar me substanca ushqyese të cilat ndihmojnë organizmin të funkisonojë më mirë.
Pse duhet bërë një kurë detox?
Kur në trup gjendet një sasi e lartë toksinash, atëherë metabolizmi ngadalësohet dhe kjo shkakton përveç se një akumulim peshe, edhe një mbajtje lëngjesh me pasojë fryrjen, lodhjen, pagjumësinë dhe rritjen e oreksit. Pra, një regjim i parandalon të gjithë këto sepse reduktimi i toksinave e bën trupin që të përmirësojë kapacitetet e tyre.
Sa duhet të zgjasë një regjim detox?
Detoksi pra, nënkupton ripërtëritjen e organizmit, një shpërthim energjie që e lejon atë të funksionojë në mënyrën më të mirë. Pra, duhet të ndiqni një kurë detox të paktën njëherë në vit, ose më mirë akoma, në çdo ndërrim stinësh.
Rregullat për një regjim të mirë detox:
Eliminimi i disa ushqimeve të tilla si gluteni dhe produktet e qumështit, por edhe kafeja, alkooli, sheqernat dhe ushqimet e konservuara.
Hani ushqime të shëndetshme pak të përpunuara si frutat, perimet, peshku, mishi, vaji i ullirit, lëngjet dhe smoothiet.
Bëni ushtrime fizike duke u përpjekur të djersitni pasi me djersën eliminohen toksina. Gjithashtu, praktikoni yoga-n në mjedis të ngrohtë, sanuan dhe banjat turke.
Masazhoni trupin me furçë në të thatë sepse largimi i qelizave të vdekura çliron lëkurën dhe stimulon sistemin e qarkullimit dhe atë limfatik. Zgjidhni një furçë me fije natyrale. Bëni më pas një dush.
Edhe stresi prodhon toksina, përmes kortizolit, hormonit që i shkakton ato. Kështu që shmangni stresin duke bër yoga, meditim, stres.
Hidratoni trupin në mënyrë që të funksionojë maksimalisht. Gjithashtu pirja e sa më shumë uji e ndihmon trupin në procesin e drenazhimit.
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment