E dije që ananasi rritet në shkurre dhe jo...
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
Sugjerojmë:
Gazetari i njohur Denis Dyrnjaja ka denoncuar rishtazi një rast tjetër të një shalqiri që dukshëm nuk është i shëndetshëm për t’u ngrënë.
Sipas tij, këto produkte prodhohen nga “vrasësit” e arave dhe serave dhe janë 100% të sigurta për të të marrë jetën.
Dyrnjaja përmes postimit të tij në Facebook kërkon të tërheqë veshin jo vetëm të “Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, por edhe të Ministrit të Bujqësisë, institucione këto që gjithnjë janë nën shënjestër sa herë ndeshemi me produkte të tilla, jashtë çdo standardi për t’u konsumuar.
Si rrjedhojë e këtyre ushqimeve që po hamë, në trupat tanë, por edhe të fëmijëve tanë ‘rritet shëndetshëm kanceri i zorës së trashë’, thekson Dyrnjaja.
Më poshtë statusi i plotë i tij:
Një kujtesë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrin e Bujqësisë që e ka me merak produktin vendas që ta ruajmë dhe të mos i bëjmë antireklamë. Ja shiheni vetë çfarë prodhojnë “vrasësit” e arave dhe serave, produkte të mrekullueshme dhe 100% të sigurt për të të vrarë e për të të marrë jetën.
Në këtë kuadër mendova që t’i bëj reklamë një shalqiri super, sikurse duket ky nga pamja. Një pamje e mrekullueshme, aroma nuk ka të përshkruar. Dhe kështu miq janë po kaq të mrekullueshme, edhe domatet, kastravecat, qershijat, rrushi etj fruta e perime prej të cilave në trupat tanë, por sidomos të fëmijëve tanë po rritet shëndetshëm kanceri dhe ne çdo vit kemi 5500 raste shumica kancer i rectumit ose njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë.
Bravo, Bravo, ushqimet që duam!
Raste të tilla të denoncimit haptazi rreth cilësisë së frutave dhe perimeve që konsumohen më së shumti në këto kohë nuk janë të pakta. Të shijosh një shalqi apo një pjepër të mirë, sidomos në kryeqytet duket të jetë shumë e vështirë.
Mbetet detyrë e autoriteteve të marrin masa dhe të mos lejojnë që të tregtohen produkte të tilla, kancerogjene për shëndetin e shqiptarëve!/neps.al
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Fillojmë duke ndarë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Në një tas, rrahim të verdhat me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze dhe e hapur në ngjyrë. Shtojmë mascarponen dhe e përziejmë ngadalë derisa të bëhet një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment