Sugjerojmë:

Presioni i lartë i gjakut: Si ta ulni me këtë pije në kohë rekord

Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë probleme me të vërtet serioze. Prandaj një mënyrë si ta kontrolloni atë është duke mbajtur një dietë të balancuar, të shëndetshme dhe duke treguar kujdes për çdo gjë që konsumoni.

Presioni i lartë i gjakut është i pranishëm tek shumica e njerëzve, por shumë prej tyre nuk e dinë pasi simptomat nuk shfaqen haptazi.

Duhet të minimizoni konsumin e kripës, të hani shumë fruta dhe perime. Një ndër ushqimet që mund t’ju ndihmojë shumë në këtë drejtim janë gjethet e ullirit. Gjethet e ullirit janë përdorur për qëllime mjekësore për vite të tëra. Grekët e lashtë i përdornin për të shëruar plagët, por edhe për shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ekstrakti i gjetheve të ullirit është në dispozicion në formë suplementi, por gjithashtu mund të shijohet si çaj.

Si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, ekspertët e shëndetit gjithashtu rekomandojnë të hani shumë ushqime të pasura me kalium për të luftuar efektet negative të kripës në presionin e gjakut./neps.al 

Lini një koment