Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Sugjerojmë:
Janë një mënyrë speciale dhe e shijshme për ta servirur këtë frut të artë, të prerë në feta dhe të zhytyr në një brumë kremoz. Rezultati? Shije e mirë që bashkon lëngun e mollëve me elegancën e kanellës dhe butësinë e brumit. Mund t’i gatuani dhe t’i shërbeni tek miqtë ose familjarët ndërkohë që hapni një shishe verë.
Për t’i përgatitur petullat e mollëve, nisni me brumin: Në një tas qelqi rrhihni vezët, shtoni qumështin, pak kripë, si dhe sitni miellin.
Shtoni pluhurin pjekës dhe përzjeni të gjithë përbërsit me rrahëse veze derisa të merrni një brumë homogjen dhe pa kokrriza.
Sapo të jetë gati, lëreni mënjanë brumin. Shtrydhni lëngun e limonit që do t’ju shërbejë për të mos u nxirë mollët. Më pas qëroni mollët dhe me një prerëse mollësh ose majë thike hiquni mesin pa u prishur formën, në mënyrë që merrni disa forma rrethore me vrimë në mes.
Pritini në trashësi 5 mm, vendosini në një tavë dhe spërkatini me lëngun e limonit që të mos nxihen. Në një tenxhere vendosni vajin të nxehet në temperaturë 170 gradë. Për provë, vendosni vetëm një fetë molle që të siguroheni se e mbulon vaji. Më pas kalojini fetat e mollëve tek brumi duke u siguruar që të mbulohen mirë dhe skuqini në vajin e nxehtë. Gjatë skuqjes, kthejini nga ana tjetër.
Më pas vendosini në një letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt. Në një tas të vogël përzieni 30 gr sheqer dhe pak kanellë pluhur për të aromatizuar petullat. Spërkatini ato me këtë përzierje.
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment