Salatë me shalqi, djathë të bardhë dhe mente
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Sugjerojmë:
Si thoni për peshk krap sot? Shkodranët e gatuajnë në versionin e tavës së famshme me krap që na bën të lëpijmë gishtat, por sot do ta gatuajmë në versionin mesdhetar në furrë. Le të shohim recetën hap pas shapi.
Merrni krapin e pastruar dhe me tehun e një thike pastrojini luspat nga ana e kundërt, pra nga bishti në drejtim të kokës.
Lani peshkun brenda dhe jashtë dhe thajeni mirë me letër thithëse. Kripeni peshkun si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.
Më pas hapni një letër furre, lyejeni me vaj dhe sistemojeni peshkun në qendër. Spërkateni me rigon, vendosni mbi peshkun pomodorinit, ullinjtë, kaperit në uthull. Hidhni vajin e mbetur.
Mbylleni letrën me kapëse metalike. Piqeni në furrë në 220 gradë për 30 minuta nëse peshku është i madh dhe 25 minuta nëse është i vogël.
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Qëro dhe prej kastravecët në feta shumë të holla ose gri i trashë. Vendosi në një tas, shto pak kripë dhe lëri 5 minuta të nxjerrin ujin e tepërt. Ndërkohë, përziej kosin me hudhrën, lëngun e limonit, pak kripë,...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment