Perime dhe vezë të pjekura në furrë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 50 min

Ingredientët

  • 5-6 karrota
  • 250 gr bizele kokërr, të freskëta ose të ngrira
  • 1 copë e madhe djathë i bardhë
  • 3 qepë të njoma
  • 5 kokrra vezë
  • 500 ml pana për kuzhinë
  • Brokoli , disa degë të vogla
  • Arrë moskat
  • Kripë
  • Piper
  • pak gjalpë për të lyer tavën

Udhëzimet

1

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

2

Në një tenxhere me ujë të valuar me kripë, ziejmë për 15 minuta bizelet.

3

I kullojmë dhe i hedhim menjëherë në një tas me ujë e akull, që të mos humbin ngjyrën jeshile.

4

Po kështu veprojmë edhe me brokolit.

5

KarRotat e qëruara dhe të prera në kubikë, i hedhim në tenxheren me ujë të valuar ku kemi zier më parë bizelet dhe i lëmë të valojnë për 7-8 minuta.

6

Në një tas, rrahim vezët me rrahëse vezësh me dorë, shtojmë panën, djathin në thërrime, kripë, piper dhe arrë moskat sipas dëshirës dhe më pas i përziejmë me lugë druri.

7

Shpërndajmë në tavën e lyer me pak gjalpë, perimet e ziera dhe qepën të grirë në kubikë të vegjël, e më pas hedhim sipër përzierjen e vezëve me panën.

8

E pjekim për rreth 30 minuta ose derisa të shohim që është mpiksur dhe ka marrë ngjyrë në sipërfaqe.

Lini një koment