Për të fituar vlerat maksimale të brokolit provoni këtë supë me miell dhe qumësht
400 gr brokoli
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 patate mesatare
1 presh mesatar (përdorni vetëm pjesën e bardhë)
1 lugë gjelle miell
200 ml qumësht
700 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh
Majdanoz
2 karrota
Kripë, piper
1.Si fillim pastroni të gjitha perimet me ujë të rrjedhshëm.
2.Preshin grijeni hollë, patatet dhe karrotat pritini në kubikë të vegjël ndërsa brokolin ndajeni në degëza të vogla.
3.Në një tenxhere hidhni një lugë gjelle vaj ulliri dhe vendoseni në zjarr.
4.Më pas shtoni preshin e grirë dhe e lini për 2-3 minuta derisa të zbutet pak.
5.Shtoni karrotat dhe patatet e prera në kubikë dhe vazhdoni t’i perzjeni.
6.Shtoni lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe lërini të zjejnë bashkë për rreth 30 minuta.
7.Për të përfituar maksimalisht nga vlerat e brokolit shtoni degëzat e tij 6 minutat e fundit që të ziejnë bashkë me përbërësit e tjerë të supës.
8.Në fund, vendosni një tigan në zjarr, kaurdisni miellin me pak gjalpë.
9.Sapo mielli nis të zverdhet shtoni qumështin dhe përziejeni mirë dhe pa ndërprerje në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.
10.Masën e krijuar me qumësht hidhjani supës dhe lërini në zjarr të marrin një valë për 4-5 minuta duke i përzjerë vazhdimisht.
11.Hiqeni nga zjarri dhe sipas preferencës mund ta fusni në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës.
12.Supën e provoni për kripë dhe piper.
13.Dhe nëse preferoni, kur ta servirni, supës mund t’i hidhni pak djathë kaçkavall të grirë apo karrota të vogla të grira, të freskëta, por edhe të ziera sipas preferencës.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment