Patëllxhanë të mbushur me salcë, djathë dhe oriz

Ingredientët

  • 3 patëllxhanë
  • 100 gr salcë domatesh
  • 200 gr oriz
  • 2 gota ujë
  • Kopër
  • Majdanoz
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 1 domate (të prerë në feta të holla)
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Prisni përgjysmë patëllxhanët dhe u hiqni tulin.

2

I vendosni në tavën e yer më parë me vaj ulliri.

3

I rregulloni me kripë dhe i fusni në furrë.

4

Ndërkohë prisni tulin e patëllxhanëve në kubikë dhe i skuqni në tigan bashkë me qepën.

5

Shtoni salcën e domateve, kripë dhe piper.

6

Tani shtoni orizin dhe ujin.

7

I lini për disa minuta dhe më pas i shtoni koprën dhe majdanozin.

8

Mbushni patëllxhanët me masën që përgatitët.

9

Sipër i shtoni djathin e grirë dhe nga një fetë domate.

10

Vendosini në furrë për 30-40 minuta në temperaturë 180 gradë C.

Lini një koment