Pastiço me pulë dhe patate

Pastiço me pulë dhe patate

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë 30 minuta

Jemi mësuar që pastiçot t’i përgatisim gjithmonë me bazë pastash, por ato mund të realizohen me përbërës nga më të shumëllojshmit, edhe me perimet e kopshtit që ofron stina. Kësaj here do ta përgtisim me patate të bëra pure të cilat i garantojnë konsistencën e duhur dhe shije të mirë kësaj pjate. Sot do të përgatisim versionin me pulë, por mund të provoni ta përgatisni edhe me pançetë e salçiçe.

Ingredientët

  • 600 gr patate
  • 1 pulë 1 kg
  • 1 l ujë
  • dy gjethe dafine
  • 50 gr parmixhan i grirë
  • 1 vezë
  • 100 gr djathë Scamorza i tymosur
  • rozmarinë
  • lëkura e një limoni
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë

Udhëzimet

1

Zjeni patatet për 35-40 minuta, derisa të zbuten. Ndërkohë në një tenxhere hidhni pulën e pastruar mirë,gjethet e dafinës, kripë, një litër ujë dhe ziejeni për 30 minuta. Kur pula të jetë zier, lëreni të ftohet, më pas bëjeni fije-fije me dorë dhe hiqini kockat.

2

Hidheni mishin e copëtuar në një tas, shtoni rozmarinë të girë, kripë, piper dhe lëkurën e grirë të një limoni. Lëreni mënjanë dhe merrni patatet sa janë ende të ngrohta, shtypini dhe krijoni një pure me to. Përziejini me parmixhanon, kripën, piperin, pastaj shtoni vezën dhe përzieni gjithçka.

3

Merrni një tavë pjekjeje, lyejeni me vaj dhe në bazën e saj shtroni një shtesë pure duke e shpërndarë në mënyrë uniforme. Shtoni pulën e zier, më pas prisni djathin scarmoza në feta dhe vendosini sipër pulës.

4

Pastaj hidhni shtresën tjetër të pures së patateve. Mund të përdorni një xhep kuzhine për ta shpërndarë në një mënyrë uniforme.

5

Në fund spërkateni me pak vaj ulliri, piper dhe gjethe rozmarine. Gatuajeni në furrë të parangrohur në 200 gradë për 25 minuta, më pas në versioninin ‘grill’ edhe për 8 minuta. Më pas, hiqeni nga furra, lëreni të vakët dhe shërbejeni në tavolinë.

Lini një koment