Sugjerojmë:

Pastiço me dy lloje djathrash dhe pana

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
345
500 gr makarona të shkurtra
20 gr gjalpë
30 gr miell
250 ml qumësht
250 ml pana
300 gr djathë i grirë që shkrihet
5 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë + 1 grusht për spërkatjen
Kripë
Piper
Arrë moskat
Galetë

1.Ndezim furrën në 200˚.

2.Në një tenxhere me flakë të ulët shkrijmë gjalpin, hedhim miellin dhe e skuqim pak, sa të marrë ngjyrë të lehtë, duke e përzier gjatë gjithë kohës me rrahësen me dorë.

3.E largojmë nga zjarri dhe shtojmë qumështin dhe panën dalëngadalë, duke e përzierë me rrahëse pa pushim, për të mos lejuar të formohen kokrra mielli.

4.Shtojmë djathin të prerë në kubikë dhe parmixhanon e grirë.

5.E përziejmë deri sa djathërat të shkrihen krejtësisht.

6.Shtojmë sipas dëshirës, kripë, arrë moskat dhe piper dhe e lemë mënjanë.

7.Ziejmë makaronat dhe i heqim 2 minuta më parë se të arrijne pikën e zierjes dhe ruajme pak nga uji i zierjes.

8.Lyejmë me gjalpë tavën, hedhim makaronat, 1 lugë gjelle nga uji i zierjes dhe salcën me djathëra.

9.Përziejmë mirë makaronat me salcën.

10.Spërkasim sipërfaqen me galetë dhe djathë të grirë.

11.I pjekim në furrë për 25 minuta ose derisa të shohim që salca ka marrë ngjyrë dhe në sipërfaqe është bërë krokante.

12.I shërbejmë menjëherë.

Komento