Sugjerojmë:

Pasta me salcë avokado

500 gram pasta
2 avokado të qëruar
Gjysmë gote borzilok të freskët
200 gram domate të vogla
2 thelpinj hudhre
2 lugë gjelle lëng limoni
Misër i zier
Piper i zi
Vaj ulliri
Kripë

1.Si fillim vëmë ujin të vlojë për makaronat.

2.Pasi uji të ketë valuar vemë makaronat të ziejnë.

3.Marrim përbërësit që të përgatitim salcën me avokado.

4.Në një blender hedhim avokadon, hudhrën, borzilokun, lëngun e limonit, kripën dhe piperin.

5.Gjatë procesit të përzierjes shtojmë ngadalë vajin e ullirit.

6.Pasi të kemi kulluar pastat u shtojmë salcën e përgatitur bashkë me domatet e vogla dhe misrin.

7.Shërbejini të ngrohta.

Lini një koment