Sugjerojmë:

Pasta me pesto brokoli dhe panҫetë

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
25 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
452
300 gr brokoli e ndarë në copëza
300 gr makarona orecchiette
1 lugë gjelle stika pishe
1 tufë e madhe borzilok
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle parmigiano i grirë hollë
1 lugë gjelle vaj ulliri
50 g pancete të tymosur, të prerë në kubikë
200 g domate qershi, të përgjysmuara

Vendosni një tenxhere me ujë pak të kripur të vlojë. Shtoni brokolin dhe ziejeni për 5 minuta. Hiqeni me një lugë me vrima dhe lëreni mënjanë.

Vendosni makaronat në të njëjtën tenxhere dhe gatuajini sipas udhëzimeve të paketimit. Ndërkohë, hidhni brokolin në një përpunues ushqimi me stikat e pishës, borzilokun, hudhrën, parmigiano-n dhe vajin dhe përpunojeni derisa të bëhet një masë homogjene. I rregullojmë me piper të zi dhe pak kripë (panҫeta është shumë e kripur).

Vendosim një tigan në zjarr mesatar dhe gatuajmë panҫetën për 2 minuta. Shtoni domatet dhe gatuajini për 3 minuta, ose derisa të zbuten. Hidhni makaronat me peston e brokolit, domatet dhe pancetën dhe hollojeni përzierjen me një spërkatje nga uji i makaronave, nëse është e nevojshme.

Komento