Sugjerojmë:

Pasta me krem limoni dhe shparguj

1 pako pasta (penne)
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
2 thelpi hudhra
1 filxhan lëng pule
1 lugë gjelle lëng limoni
1/2 lëkurë limoni
7-8 shkopinj shparguj
150 gram krem djathi

1.Si fillim zieni makaronat me metodën e zakonshme në tenxhere me ujë e kripë.

2.Prisni shpargujt nga koka dhe bishti.

3.Në një tigan me vaj ulliri shtoni hudhrat. Shtoni lëngun e pulës, lëngun e limonit, lëkurën e limonit, kremin e djathit dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

4.Shtoni asparagun dhe i përzieni mirë. Shtoni kripë dhe piper sipas nevojës.

5.Shtoni sipër pastave salcën që përgatitët. I përzieni mirë dhe shërbejeni të ngrohtë.

6.Sipër i shtoni secilës pjatë djathë parmixhano dhe borzilok të freskët.

7.Ju bëftë mirë!

Lini një koment